Vendosni fjalën kyçe....

“Mos i indoktrinoni fëmijët” – Shkolla në SHBA inskenon marshimin BLM për nxënësit e vegjël, nxit kritika të ashpra (Video)


Një shkollë në Uashington DC ka nxitur polemika në internet pasi ka postuar një video të nxënësve të kopshtit duke marshuar me pankarta BLM ‘Black Lives Matter’ dhe duke brohoritur slogane në mbështetje të kauzës.

Videoja që u ngarkua në faqen zyrtare të shkollës në Instagram, shfaqi më shumë se një duzinë fëmijë të përfshirë në marshimin e organizuar për ta nga mësuesit e tyre.

Fëmijët, që duket se janë pesë ose gjashtë vjeç, mbanin në duar tabela prej kartoni të punuara me dorë, ku shkruhej ‘Jetët e zezakëve kanë rëndësi’ dhe brohoritnin të njëjtin slogan. Të gjithë fëmijët në video ishin gjithashtu me maska ​​sportive.

Sipas shkollës private, vetë fëmijët e mitur ‘kërkuan të krijonin shenja dhe të marshonin për të treguar mbështetjen e tyre’ pasi ishin ‘frymëzuar’ nga ajo që mësuan gjatë Javës së Shkollës kushtuar lëvizjes BLM.

Komentet nën videon e publikuar ishin bllokuar, por ai ishte ripostuar në Twitter ku shkaktoi një debat të nxehtë.

Disa përdorues mbrojtën rastin, duke pretenduar se fëmijët në klip dukeshin krejtësisht të lumtur dhe se duke marrë pjesë në marshim, ata po ushtronin të drejtat e tyre të Amendamentit të Parë.

Por shumë komentues shprehën tronditjen e tyre për klipin dhe fajësuan mësuesit për ‘shpëlarjen e trurit dhe indoktrinimin’ e fëmijëve.

Edhe njerëzit që vetë pretendonin se ishin mbështetës të kauzës së BLM-së, këmbëngulën se kthimi i fëmijëve në ‘mini-aktivistë politikë’ ishte shumë herët dhe ‘i gabuar’.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani