Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë mobileria në Nikël


Një mobileri është përfshirë nga flakët në Nikël të Fushë Krujës mbrëmjen e sotme.

Zjarri ka rënë në mobilerinë e shtetasit Flamur Brama.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrëfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Deri më tani nuk dihet ende shkaku i zjarrit që ka përfshirë punishten. Me ndihmën e erës, flakët po përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë edhe godinat përreth.