Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet kur do të thirren dëshmitarët në Komisionin për Inceneratorët


Zbardhen datat kur do të thirren dëshmitarët në Komisonin Hetimor për inceneratorët, mes tyre edhe Rama

Zbulohen datat se kur do të thirren dëshmitarët në Komisionin Hetimor të incenerastorëve. Kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku në mbledhjen e sotme ka thënë se është miratuar plani i hetimit, për të thërritur dëshmitarë në seancë.

“Të gjithë anëtarët kanë marrë planin e hetimit. Plani i hetimit fillon që ditën e nesërme dhe përfundon në datën 25 shkurt.

Nesër do të bëhet një seancë për të bërë një prezantim të dosjes së Fierit dhe nesër pas seancës, anëtarët e Komisionit kush do ka mundësi të bëj vizitë në inceneratorën e Fierit.

Të mërkurën më 9 shkurt do të bëhet prezantimi i dosjes së inceneratorit të Elbasanit dhe mbas mbledhjes do bien dakord palët për orën, do bëhet një vizitë në Iceneratorin e Elbasanit, të enjten me datë 10 nuk kemi mbledhje ndërsa të premten me datë 11 do kemi prezantimin e dosjes së Tiranës dhe më pas do bëhet edhe një vizitë në inceneratorin e Tiranës.

Thirrja e dëshmitarëve do të bëhet në datën 14 shkurt – 18 shkurt.

Javën e ardhshme do të thërrasim 3 grupe dëshmitarësh.

Deri më 22-23 shkurt do kemi grupin e fundit të dëshmitarëve dhe konkluzionet do i paraqesim më datë 25 shkurt.

Dëshmitarët që do të thërriten javën e fundit nga data 21-23 shkurt janë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Erion Vliaj, Engjëll Agaçi.

Javën pasardhëse 14-18 shkurt do të thërriten  Shkëlqim Çani, Edison Konomi, Alqi Bllako, Erion Veliaj, Emiriana Sako, Mirel Mërtiri, Ariola Kodra, Faraudin Arapi, Lorand Dusha, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Qazim Sejdini, Bukurosh Stafa, Jetmir Olldashi, Aleksandra Bogdani, Artan Rama, Agron Lamko, Luigj Aleksi, Reida Kashta, Rovena Beqiraj dhe Armando Subashi.

Pjesë e listës së dëshmitarëve është Lefter Koka. Besoj që nuk do të jetë e mundur për ta thërritur atë, ne do bëjmë shkresën. Ndërkohë janë 3 persona të shpallur në kërkim. Kështu, do të vijojmë me sugjerimin e zonjës Zhupa, për të thërritur administratorët. Me planin e hetimit të propozuar dhe rënë dakord, mund ta hedhim në votim. Pro planit të hetimit, kundër, abstenim, miratohet. Unë them me kënaqësi që pas 3 muajve do të thërrasim dëshmitarët për këtë hetim.”– tha Tabaku.