Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj dhe Ahmetaj përplasen për oligarkët


Ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj dhe ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj janë përplasur me njëri tjetrin për oligarkët dhe lidhjet e tyre me qverinë.

Nga njëra anë Shehaj ka akuzuar se qeveria ka favorizuar oligarkët me para publike nëpërmjet tenderave pa garë.

Ndërsa nga ana tjetër Ahmetaj ka reaguar duke thënë se të njëjtët “oligarkë” që kanë marrë tendera nga qeveria socialiste kanë marrë edhe tendera në kohën e qeverisë të PD-së.

Pjesë nga debati:

Agron Shehaj: Ne e dimë shumë mirë, ata që janë pranë Edi Ramës kanë ndikimin më të madh. Bëjnë çdo gjë. Oligarkët vendosin ministra, nuk ka rëndësi se kush. Duhen prova për ta thënë. Por nuk është kjo çështja, të gjithë e dimë që ata që janë më pranë Edi Ramës kanë gjithçka.

Arben Ahmetaj: Kastrati ka një jetë, Bashkim Ulajn e kanë akuzuar për oligark, ka një jetë që punon, AlbStar-i, Vilma Nushi, një jetë që punon. Unë i kam të gjitha këtu, me taksa. Nëse këta oligarkë kanë influencë mbi qeverinë Rama, si ka mundësi që taksa nga 10% iu bë 15%? Këtu stigmatizohen të gjithë.

Ahmetaj: Mua më ka vendosur ministër vetëm 1, qytetarët e Shqipërisë dhe kryeministri Edi Rama.

Ahmetaj: Po ti me kë ke qenë ortak, do të ti them unë?

Shehaj: Po m’i thuaj. Cilët janë? Nuk kam asnjë ortak

Ahmetaj: Pse nuk e merr ti procedurën e Check Up dhe ta çosh në prokurori, atë të Beqajt

Shehaj: Pse nuk e financova unë çështjen e Unazës? Vetëm tre minuta dhe dy dollarë m’u deshën për ta zbuluar.

Ahmetaj: U rrëzua? U rrëzua…

Ahmetaj: Po ti për se ke ardhur në politikë

Shehaj: Erdha se të pash ty dhe thash kur je bërë ti mund të bëhem edhe unë.

Ahmetaj: Ti e di si je futur në politikë…

Shehaj: Janë broçkulla

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *