Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka: Aktualisht kemi 10 shqiptarë në misionin e OSBE-së në Ukrainë


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ka treguar numrin e shqiptarëve të cilët aktualisht janë të angazhuar në misionin e OSBE-së në Ukrainë.

 “Vendi ynë ka patur vazhdimisht të sekonduar në misionin e posaçëm të OSBE-së në Ukrainë, përfshirë misione të veçanta në zyrën drejtuese të misionit në Kiev.

Aktualisht që flasim, aktualisht në misionin e OSBE-së në Ukrainë punojnë 10 shqiptarë dhe misioni ynë në Vjenë mban kontakte të vazhdueshme me ta dhe ne jemi në kontakte të vazhdueshme me ta.”– tha Xhaçka, ndërsa i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.