Vendosni fjalën kyçe....

KQZ letër Bashkisë së Durrësit: Brenda tri ditëve na dërgoni informacion mbi fondet e Rindërtimit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar sot me një letër Bashkisë së Durrësit, ku i kërkon më shumë informacion lidhur me akuzat e opozitës mbi keqërdorimin e fondeve të Rindërtimit.

Fjala është për pretendimet e ngritura nga PD dhe LSI se Bashkia Durrës ka miratuar vendime për miratimin e listave për 526 familje që përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit, për ndërtesat e dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019 që variojnë nga 100-500 mijë lekë.

Sipas partive opozitare, këto fonde janë përdorur për qëllime elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.

”Të na jepet një shpjegim në lidhje me procedurën që është ndjekur dhe nëse kjo procedurë vjen në kundërshtim me parashikimet e neneve 91 dhe 92 të kodit zgjedhor që ndalojnë nxjerrjen e akteve ligjore që kanë për qëllim të ofrojnë shpërblime për kategori të caktuara të qyhtetarëve.

Për sa më sipër kërkojmë nga ana juaj një informacion të detajuar mbi vendimmarrjen e prenteduar nga kërkuesi, brenda 3 ditëve nga marrja dijeni e kësaj shkrese.”- thuhet në shkresën që mban firmën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

KQZ i lë bashkisë afat tre ditë për t’u përgjigjur.

Letra e KQZ-së