Vendosni fjalën kyçe....

Sandër Lleshaj: Kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës do shkarkohet sot


Pas përplasjeve në KZAZ-në në Bushat, ku mbetën të lënduar tre efektivë policie, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dalë në një deklaratë për mediat, ku kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila.

“Zjarri i mbrëmshëm dhe plagosja e tre efektivëve kryesisht nga punonjës bashkie është shprehja e një partie e cila e ka humbur arsyen. Ata u përpjekën të lajnë duart duke u përpjekur të lajnë duart duke sulmuar policinë se paska sulmuar veten. Sipas këtyre Haxhi Qamilistëve, policët paskan zbatuar urdhrat tanë. Kjo tregon qartë se në çfarë gjendje të rëndë mendore janë drejtuesit e revolucionit imagjinar. Sulmet e saj dogjën materialet zgjedhore që do zëvendësohen në kohë. Incidenti i djeshëm nuk do të cenojë aspak integritetin e zgjedhjeve. Për arsye të një sërë shkeljesh të rënda, kryetari i saj do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të Ministrit të Brendshëm. Në këtë rast shpreh mirënjohjen për garantimin e policisë së shtetit. ftoj qytetarët që të distancohen nga veprimet politike. I bëj thirrje të gjithë drjetuesve të bashkive të punojnë për të garantuar të drejtën për qytetarët për të zgjedhur”, tha Lleshaj.

Ky vendim i ministrit të Brendshëm vjen pas përplasjeve që ndodhën dje në KZAZ-në në Bushat, ku u dogjën materialet zgjedhore nga simpatizantë të opozitës dhe mbetën të plagosur tre efektivë policie.

Policia ka arrestuar deri më tani 15 persona lidhur me ngjarjen, tre janë proceduar në gjendje të lirë ndërsa 8 të tjerë vijojnë në kërkim./Hashtag.al

Zef Hila


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *