Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Mirëpresim zgjatjen e afatit të Komisionit për inceneratorët, merrni veprimet e duhura, po ju monitorojmë


Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas zgjatjes së afatit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët.

Ambasadorja Kim mirëpret zgjatjen e afatit dhe e konsideron prioritet të SHBA-së luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Ambasadorja bën thirrhe autoriteteve përkatëse të ndërmarrin veprimet e duhura dhe thekson se SHBA-të po i monitorojnë nga afër.

Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Do ta monitorojmë nga afër. Përgjegjësia është çelësi i demokracisë”, shprehet Yuri Kim në rrjetet sociale.