Vendosni fjalën kyçe....

KQZ nuk e regjistroi Berishën te koalicioni Shtëpia e Lirisë”/ PD: Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”


Ditën e sotme KQZ-ja në mbledhjen për regjistrimin e koalicioneve miratoi vetëm atë mes LSI-së dhe PDK-së duke mos e përfshirë Komisionin e Rithemelimit të PD-së të kryesuar nga Sali Berisha duke qenë se nuk është formacion politik.

Pas këtij vendimi reagoi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili shkruan se në 6 mars ka një parti demokratike dhe kjo e tregon edhe KQZ që regjistroi koalicionin Shtëpia e Lirisë vetëm me LSI-në dhe PDK-në.

Bardhi thekson se Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirt”.

Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”.

Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me Edi Ramën ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. Partia Demokratike është shtëpia e vetme e demokratëve”-shkruan Bardhi.