Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 6 Marsit, Basha mbledh sot Kryesinë e PD-së


Partia Demokratike mbledh sot pasdite Kryesinë e saj ku pritet të miratohen emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi i është drejtuar me një mesazh anëtarëve të Kryesisë së PD-së lidhur me këtë.

“Sot, datë 3 Shkurt, ora 19:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite ‘Miratimi i kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesëshme vendore të 6 Marsit.” – thuhet në mesazhin e Bardhit.

Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD-së, baza e partisë dhe kryesitë e degëve në 6 Bashkitë, duhet ta përfundonin ditën e djeshme procesin e propozimit të kandidatëve.

Strukturat drejtuese të PD-së në Shkodër kanë propozuar Xhemal Bushatin. Në Rrogozhinë është propozuar, Ferdinand Saraçi, ndërsa në Durrës Luan Hoti.

Në Lushnjë Indrit Sefa, ndërsa për Vorën është propozuar Ymer Marku.  E fundit është bashkia e Dibrës, ku strukturat e PD-së kanë propozuar si kandidat Luan Hakën.