Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i UEFA-s mbërrin në Kryeministri për takimin me Ramën


Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka mbërritur në Kryeministri ku do të takojë kreun e qeverisë Edi Ramën, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.

Kujtojmë se numri 1 i futbollit europian ka ardhur sot në Shqipëri për të diskutuar mbi zhvillimin e finales së Ligës së Konferencës, që do të mbahet në muajin Maj në stadiumin “Air Albania”.

Sipas axhendës zyrtare të kreu të qeverisë së futbollit europian, më herët Ceferin ka drekuar me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën.

Ata kanë diskutuar lidhur me incidentet e fundit lidhur me procesin zgjedhor brenda FSHF-së.

AXHENDA: 

12:30 – Mbërritja në Aeroportin “Nënë Tereza”

13:00 – Dreka me presidentin e FSHF-së, Armand Duka

15:00 – Takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama

16:00 – Vizitë në zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit

18:00 – Largimi nga Shqipëria