Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i patrullës kufitare në SHBA pranon ‘moralin në nivelin të ulët mes trupave’ (Video)


 

Në një video të marrë gjatë një vizite nga Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas në Laredo, Teksas dhe e raportuar nga disa media amerikane,

Shefi i Patrullës Kufitare të SHBA-së, Raul Ortiz bëri disa deklarata që nxitën reagime të shumta. Në video, Ortiz pranon se ‘morali mes ushtarëve të kufirit është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave’, duke vënë në dukje se trupa ‘po humbet shumë agjentë’ pasi është marrë me një numër rekord të emigrantëve që kalojnë në kufirin jugor.

“Ti vjen në punë, je i frustruar. Je i mërzitur sepse nuk ke marrë rezultatin e dëshiruar. Nuk do të thotë të dorëzohesh,” tha Ortiz në një moment para një turme gjithnjë e më armiqësore.

“Kjo është arsyeja pse unë them, ne nuk dorëzohemi. Ne qëndrojmë të përqendruar, vazhdojmë të bëjmë punën dhe misionin për të cilin jemi regjistruar. Ne të gjithë u regjistruam për të, të gjithë ngritëm dorën,” tha më pas Ortiz, por u ndërpre përsëri nga dikush duke argumentuar se këto gjëra janë ‘disi të vështira për t’u thënë’.

Agjentë të tjerë më pas u ankuan për politikat e reja të zbatuara gjatë presidencës së Joe Biden, duke përfshirë ‘lirimin e të huajve kriminelë në vend’.

Sipas të dhënave të Doganave dhe Patrullës Kufitare të SHBA-së, në muajin dhjetor ka pasur më shumë se 170,000 kapje në kufi. Nga rreth 170.000 njerëz të kapur atë muaj, 78,589 u dëbuan dhe më shumë se 55,000 u liruan në SHBA.