Vendosni fjalën kyçe....

KQZ regjistron 11 parti për zgjedhjet e 6 marsit, koalicionet kanë afat 24 orë të regjistrohen


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 11 parti për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki më 6 mars.

Bëhet fjalë për 11 subjekte politike, PS, PD, LSI, LRE, PKDSH, PDK, PRDSH PBD, PLL, PBKD që do të garojnë për kryetarët e Bashkive: Durrës, Vorë, Shkodër, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Meqënëse jemi dakord me projekt aktet e propozuara, i miratojmë. Miratohet regjistrimi si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022 i Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Lëvizja e Re, Fryma e Re Demokratike, Partia KristianDemokrate, Partia Demokristiane, Partia Reforma Demokratike e Shqipërisë, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja Legaliteti, dhe Balli Kombëtar Demokrat”, tha Celibashi.

Nesër është afati i fundit për të dorëzuar kërkesat për regjistrimin e koalicioneve.

Ndërkohë siç shihet nga vendimi i KQZ, aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka, Shpëtim Idrizi apo Vangjel Dule nuk do marrin pjesë në garë.