Vendosni fjalën kyçe....

Protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë, i dorëzohet draft-propozimi Këshillit të Ministrave: Të miratohet statusi i klientit në nevojë


Grupi iniciator i protestave kundër rritjes së çmimit të energjisë, ushqimeve dhe rritjes së çmimit të karburanteve është mbledhur përsëri sot përpara godinës së Kryeministrisë.

Ata kërkojnë nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij, miratimin e statusit të “Klientit në nevojë”.

Pedagogu dhe një nga organizatorët e protestës, Adriatik Lapaj, njoftoi se është dorëzuar këtë të hënë në Këshillin e Ministrave draft propozimi për dhënien e statusit për kategoritë në nevojë. Sipas tij, kostoja për buxhetin e shtetit është e përballueshme.

“Qytetarët nuk e kanë më luksin të presin, qytetarët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre. Kjo e sotmja është qasje institucionale dhe po e ndjekim në aspektin ligjor.”- u shpreh avokati.

Kjo nismë vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur rreth një javë më parë në Fier, ku një grua e moshuar humbi jetën nga i ftohti i acartë.

“Ka raste pafund të fëmijëve që s’mësojnë dot se skanë energji të njerëzve të sëmurë dhe u shkëputet energjia elektrike. Për të gjitha kategoritë kemi kërkuar që të përcaktohet një minimun prej 50 kilovatësh në muaj.”- tha Lapaj.

“Një pjesë e familjes shqiptare janë duke humbur jetën si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. Fëmijët spo mësojnë dot.”- tha një tjetër.