Vendosni fjalën kyçe....

I vaksinuar me tre doza, kryeministri kanadez infektohet me COVID-19


Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka dhënë vetë Trudeau, i cili shprehet se deri më tani, ai ndihet “mirë“.

Siç shkruan CBC, Trudeau ka qenë i izoluar pasi një nga fëmijët e tij gjithashtu u testua pozitiv për virusin në fund të javës së kaluar. Në një postim në mediat sociale, kryeministri kanadez shprehet se do të qëndrojë në karantinë dhe do të punonjë në distancë derisa të shërohet.

Kujtojmë se Trudeau mori dy dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 vitin e kaluar ndërsa në fillim të këtij muaji mori dozën përforcuese në një farmaci në Otavë.

Trudeau u kërkoi të gjithëve që të vaksinohen dhe me dozën e tretë në një kohë kur rastet e variantit Omicron janë shumë të larta në shumë pjesë të vendit.