Vendosni fjalën kyçe....

E mitura në Ksamil denoncon njerkun: Më ka përdhunuar prej 2 vitesh


Një ngjarje e rëndë është denoncuar në Ksamil, ku një vajzë e mitur pretendon se është abuzuar seksualisht nga njerku i saj për dy vite me radhë.

Siç shkruan Shqiptarja.com, historia ka nisur që kur vajza ishte 9 vjeçe, ndërsa abuzimi i fundit sipas vajzës nga njerku ka ndodhur më 4 janar 2021.

Vajza 12-vjeçare ka akuzuar njerkun se ka nisur ta ngacmojë seksualisht duke e prekur në vendet intime, që kur ajo ishte 9 vjeçe. Më pas ka arritur dhe të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Ai përfitonte nga rastet kur nëna e vajzës nuk ishte në shtëpi dhe kur djali i tyre më i vogël dilte të luante jashtë me shokët.

Më 4 janar të këtij viti, e mitura thotë se njerku i saj ka tentuar ta përdhunojë përsëri por ajo është larguar nga shtëpia duke kërkuar të ëmën për ndihmë. Duke qenë se e ëma nuk kishte kohë ta dëgjonte, ajo ka shkuar në shtëpinë e tezes së saj dhe i ka treguar gjithçka.

Kjo e fundit pasi ka dëgjuar historinë ka thirrur nënën e vajzës, e cila ka mbetur e shokuar. Ajo ka thirrur të shoqin për ballafaqim, i cili fillimisht i ka mohuar akuzat e vajzës por më pas ka pranuar se një gjë e tillë ka ndodhur vetëm dy herë kur ai ka qenë i pavetëdijshëm dhe ka menduar se vogëlushja ishte gruaja e tij.

Ai i ka kërkuar gruas që ato mos ta lënë, pasi në të kundërt do të helmojë veten. Më pas nënë e bijë kanë shkuar për të denoncuar rastin në polici dhe 40-vjeçari me inicialet E.XH., është vendosur në ‘arrest me burg’.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *