Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, plagosen 4 persona


Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Gramsh.

Mjeti tip “Volvo” me targa aa742 në të cilin udhëtonin një çift bashkeshortësh dhe një fëmijë i tyre, ka goditur nga pas mjetin BMW.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 4 persona, tre në mjetin WW dhe një në mjetin BMV.

Të plagosurve, po i jepet ndihma mjekësore në spitalin e Lushnjes dhe sipas mjekëve gjendja është e stabilizuar, pa rrezik për jetën.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Gjithashtu shoferi do t’i nënshtrohet dhe testit të alkoolit pasi dyshohet të ketë qenë nën efektin e tij.