Vendosni fjalën kyçe....

“Ndodh një herë në jetë” – Shkencëtari zbulon insektin e rrallë


Një specie e re insekti, e quajtur Phlogis kibalensis, është zbuluar në Ugandë në atë që shkencëtari që e gjeti e quajti ‘arritje që ndodh një herë në jetë’.

Lloji i sapogjetur u raportua në revistën Zootaxa të premten nga Dr. Alvin Helden i Universitetit ‘Anglia Ruskin’, i cili zbuloi insektin gjatë kryerjes së punës në terren në Parkun Kombëtar Kibale në vitin 2018.

Insekti, me një shkëlqim të veçantë metalik, trup me gropa dhe organe riprodhuese në formë gjetheje, është një i afërm i cikadave, por është pak më i vogël, vetëm 6.5 mm i gjatë.

“Të gjesh këtë specie të re është një arritje që ndodh një herë në jetë, veçanërisht pasi i afërmi i tij më i afërt u gjet për herë të fundit në një vend tjetër mbi 50 vjet më parë. E dija që ishte diçka shumë e veçantë sapo e vura re”, tha Helden.

Duke theksuar ndikimin e shpyllëzimit te speciet, Helden pohoi se, ndërsa kafshët e egra janë në gjendje të lulëzojnë në vende si Parku Kombëtar Kibale, ato po luftojnë jashtë parkut kombëtar ndërsa pyjet e shiut po shkatërrohen gjithnjë e më shumë.