Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet PD-së: Koha kur kandidatët duhet të paguanin haraçin te Lulzim Brava ka marrë fund


Komisioni i Rithemelimit të PD-së i është përgjigjur deklaratës së PD-së lidhur me zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Pas publikimit të emrave të kandidatëve për në primaret që mbahen nesër, PD-ja reagoi duke thënë se emrat e shpallur nga Grupimi i Sali Non Gratës nuk përfaqësojnë PD-në.

Menjëherë ka ardhur reagimi i Komisionit për Rithemelimin e PD-së i cili thekson se primaret e nesërme janë respekt i vullnetit të demokratvë dhe i nismës së kandidatëve.

Po kështu në deklaratë thuhet se koha kur kandidatëve u duhej të paguanin Lulzim Bravën ka marrë fund.

Deklarata

“Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD sot ka respektuar vullnetin dhe iniciativën e figurave të Partisë Demokratike për të kandiduar. Nesër do të jenë demokratët që për herë të parë do keneë mundësi të zgjedhin vetë kandidatët e tyre përmes parimit një anëtar një votë! Koha kur kandidatët blinin të drejteën e kandidimit duke paguar haraçin tek Lulzim Brava ka marrë fund. Në zgjedhjet e pjesshme teë 6 Marsit, demokratët do të përfaqësohen të lirë dhe me dinjitet me kandidatët që kanë përzgjedhur vetë dhe jo me kukullat e marra peng nga Edi Rama! Nesër votojmë kandidatët e fitores dhe opozitës së vërtetë! Veteëm të bashkuar do sjellim shpresë dhe fitore!”