Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Drejtësisë: Kemi bërë kërkesë për shkrirjen e Kadastrës së Durrësit


Në një komunikim me mediet, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se do të shkrijë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës.

Sipas tij, Njësia Antikorrupsion ka zbuluar shkelje të rënda nga të gjithë punonjësit e drejtorisë, janë 210 dosje me probleme që janë marrë në hetim.

“Praktikat e sotme i referohen agjencisë së legalizimeve. Mjafton që punonjesit e drejtorise antikorrupsion të marrin rastet e praktikat mbi tavolinë e me të gjitha gjasat do gjejnë shkeljet në mos të natyrës penale të natyrës adminisrative.

Tek Agjencia shtetërore e Kadastrës Durrës, ne kemi çuar si masë për shkarkim nga detyra pothuajse të gjithë drejtorinë.

Praktikisht ne kemi referuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës pra drejtorit të përgjithshëm të Kadastrës, shkrirjen e kësaj drejtorie…

Nga drejtori i ASHK Durrës te përgjgjësi sektorit të legalizimeve, sektorit të hartografisë, specialisti i hartografisë, përgjegjes i sektorit të kalimit të pronësisë, janë 215 dosje legalizimesh që janë marrë në shqyrtim vetëm për periudhen gusht-tetor 2021.

Në këto dosje ka rezultuar se mungonin totalisht dokumentet më të rëndësishme që kërkon ligji, praktikë pune abuzive dhe fiktive pa vetëdeklarime për legalizim, pa kartela të pasurisë apo statusit juridik të pronës, pa harta treguese e shkelje të tjera.

Personalisht mendoj që është një guxim i madh një zyrë e gjitha në shkelje nga drejtori te specialistët të sinkronizuar me njëri tjetrin.

Sa për dijeni, dua të sjell në vëmendje se emetimi i lejes së legalizimit pa pasur në dosje dokumentacinin e plotë është në kundërshtim me ligjin.”- tha Manja.