Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19 në Kosovë: 2 vdekje dhe mbi 2 mijë e 700 raste të reja


Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën dy qytetarë nga COVID-19. Të fdhënat janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2 mijë e 707 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ndërkaq, sot janë shëruar nga koronavirusi 556 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 161 mijë e 726.

“25 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës.

Deri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 11.144 testime, 2.707 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726.

Në total numri i rasteve aktive është 21.668.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila përsërit rregullat për mbrojtjen nga Covid-19 për qytetarët.