Vendosni fjalën kyçe....

ARRSH: Borë në Llogara dhe Tamarë, kujdes në lëvizje dhe pajisuni me zinxhirë e goma dimërore


Foto ilustruese

Vendi ynë është përfshirë prej disa ditësh nga temperatura ekstremisht të ulta, të cilat priten të ulen në vlera minimale deri në -12 gradë C.

Gjatë natës së kaluar mësohet se ka patur reshje dëbore në zonën e Llogarasë si dhe në Hanin e Hotit, por sipas një njoftimi të ARRSH-së nuk raportohet për probleme me qarkullimin rrugor.

ARRSH thotë se kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë pa sjellë probleme me qarkullimin. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë nën 0°C.

Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.”– njofton ARRSH.