Vendosni fjalën kyçe....

Ra nga lartësia ndërsa po punonte, ndërron jetë 59-vjeçari në Tiranë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Tiranë, ku një puëtor ka rënë nga lartësia e një pallati.

Sipas uniformave blu, 59-vjeçari me inicialet K.K. ka qenë duke punuar në një pallat në rrugën “Gjergj Legisi” në kryeqytet.

“Më datë 22.01.2022, rreth orës 13:00, në rrugën ‘Gjergj Legisi’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi K. K, 59 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.