Vendosni fjalën kyçe....

Takimi Balla-Meta, reagon Gazment Bardhi: Teatri i radhës para kamerave i Trekëndëshit të Bermudës



Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas takimit të zhvilluar këtë të mërkurë mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i rradhës para kamerave.”– shkruan Bardhi.

Kujtojmë se më herët në një prononcim për mediet, presidenti Ilir Meta tha se nuk ka pasur asnjë ftesë zyrtare për konsultim për partitë politike por ky takim i sotëm me Ballën ishte një kërkesë për sqarim për shkak të afateve ligjore. Presidenti shtoi se nuk do të konsultojë me partitë politike për datën e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarë bashkie dhe se fjalën e fundit e ka KQZ.

Dy datat e propozuara prej tij janë 27 Shkurti ose 6 Marsi.