Vendosni fjalën kyçe....

I armatosur si X-Men, burri në SHBA kërcënon protestuesit të qëndrojnë larg lagjes së tij (Video)


Një automobilist i zemëruar u filmua duke u përballur me një grup protestuesish në SHBA, pasi ai i kërcënoi ata t’i godiste me mjete të mprehta, të ngjashme me ato që përdor aktori kryesor në filmin X-Men Wolverine.

Pamjet e incidentit që ndodhi në Queens, Nje Jurk, u bënë menjëherë virale më së shumti për shkak të armës së burrit.

Nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë i parapriu grindjes, por automobilisti i inatosur në video akuzoi grupin për diçka para se të kthente mjetin e të dilte duke i kërcënuar e duke u thënë se kishin ardhur në lagjen e gabuar.

Pas përballjes në rrugë, burri u kthye në SUV-në e tij dhe u fut në trotuar në një përpjekje të dukshme për të goditur protestuesit, të cilët shpëtuan duke u larguar në panik. Askush nuk u lëndua gjatë përleshjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *