Vendosni fjalën kyçe....

Meta tregon pse do zgjedhë 6 marsin për zgjedhjet lokale të pjesshme


Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Opinion” deklaroi se ka zgjedhur që të dekretojë datën 6 mars për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.

Meta tha se me 6 marsin i jepet kohë maksimale opozitës që të përgatiten më shumë për zgjedhje.

Nëse do e dekretoj sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, menjëherë pas emisionit, do jetë 27 shkurti. Nëse e dekretoj nesër do jetë 6 marsi. Ka një hapësirë të caktuar dhe unë jam i disponuar për të dhënë kohën maksimale të afateve ligjore 45 ditë, në mënyrë që të përgatiten dhe të kalojmë kohën më të ftohtë. Së dyti ti krijojmë mundësi opozitës që të përgatiten sa më shumë brenda këtyre kufijve”,-tha Meta.