U mbyll sot reaktori i energjisë “Muehleberg” në Zvicër, mbyllja e parë kjo që kur vendi vendosi, në vitin 2011, ndërprerjen e energjisë bërthamore në planin afatgjatë.
Ndërkohë që reaktori “Muehleberg” do të ndalojë prodhimin e energjisë pas 47 vitesh funksionimi, katër impiante të tjera bërthamore do të vazhdojnë të funksionojnë.
Mbyllja u transmetua live nga dhoma e kontrollit të impiantit përmes transmetuesit publik SRF.
Në vazhdën e katastrofës bërthamore në vitin 2011 në impiantin e Fukushimas ”Daiichi”, në Japoni, Zvicra vendosi të mos ndërtojë asnjë reaktor të ri bërthamor.
Siguruesi i energjisë BKW, që operon “Muehleberg”-un, vendosi të mbyllë impiantin e tij sepse modernizimi i nevojshëm teknik për zgjatjen e jetëgjatësisë së reaktorit do të kishte qenë tepër i kushtueshëm.