Vendosni fjalën kyçe....

Drejt Shishtavecit me kallashnikov me vete, arrestohet adoleshenti në Kukës


Një 17-vjeçar është arrestuar sot në Kukës, për armëmbajtje pa leje.

Pas denoncimeve të qytetarëve se një adoleshent po lëviste me armë, i mituri u kap duke lëvizur në drejtim të Shishtavecit, me kallashnikov me vete.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, si rezultat i kontrolleve blic për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, se një adoleshent qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në drejtim të fshatit Shishtavec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar duke ecur shtetasin e mitur B. P.

Pas ndërhyrjes profesionale për të mos krijuar reagime apo dëmtime të palëve, është bërë kapja dhe arrestimi i 17-vjeçarit, i cili mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘armëmbatja pa leje’. ”– tha policia.