Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja për kontratën e nëndetëseve australiane, Franca do kthejë ambasadorin në Uashington pas telefonatës Biden-Macron


Ambasadori francez në SHBA, i thirrur kohët e fundit nga Parisi për mosmarrëveshjen AUKUS, do të kthehet në Uashington javën e ardhshme, ka njoftuar presidenti Emmanuel Macron pas një telefonate me homologun e tij amerikan Joe Biden.

Biden i telefonoi Macron të mërkurën për të diskutuar njoftimin e javës së kaluar për një pakt të ri sigurie midis SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë, që çoi në humbjen e një kontrate ndërtimi të nëndetëseve me një vlerë shumë miliardë dollarësh, ndër të tjera dhe ‘ra dakord që situata do ishte shmangur nëse do kishte pasur këshillime të hapura mes aleatëve për çështje me interes strategjik për Francën dhe partnerët tanë evropianë ‘, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë dhe Pallati Elysee.

Biden ‘përcolli përfshirjen e e tij të vijueshme’ për këshillime të tilla në të ardhmen, thuhet më tej në deklaratë.

Të dy presidentët do të takohen në fund të tetorit në Evropë, ‘në mënyrë që të arrijnë mirëkuptime të përbashkëta dhe të shmangin përplasjen në këtë proces’. Ambasadori francez do kthehet në Uashington ‘javën e ardhshme’ sipas vendimit të Macron, tha deklarata, ku ai ‘do të fillojë punë intensive’ me zyrtarët amerikanë.

Sipas deklaratës së përbashkët, Biden ‘ripohon rëndësinë strategjike të përfshirjes së Francës dhe Europës në rajonin Indo-Paqësor’ dhe ‘gjithashtu njeh rëndësinë e një mbrojtjeje më të fortë dhe më të aftë evropiane, që ndihmon në sigurinë transatlantike dhe globale dhe është plotësuese e NATO-s’.