Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër videomesazh nga PD: Orët e sulmit të drejtuar nga Berisha, ishin orët më të vështira për të gjithë ne që ishim brenda


Një tjetër videomesazh vjen nga selia blu, në lidhje me protestën e 8 janarit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Blendi Sula, i cili është anëtar i Këshillit Kombëtar shprehet se më 8 janar ata u gjendën përpara një grupi të strukturuar dhune.

Sipas tij, orët e sulmit ishin orët më të trishta edhe më të vështira për të gjithë ata që ishin brenda selisë dhe për familjet e tyre.

“Të shtunën në 8 janar u gjendëm përpara një grupi të strukturuar dhune i cili ishte paguar për të na dhunuar.

Orët e sulmit të drejtuar dhe të paralajmëruar nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike, ishin orët më të trishta, por edhe më të vështira për të gjithë ne që ishim brenda selisë, por edhe më shumë për familjet tona, miqtë dhe mbarë qytetarët shqiptarë të cilët nuk mund ta besonin dot se në selinë e Partisë Demokratike një njeri për interesat e tij personale mund të shkelte mbi kufoma.

Më kanë telefonuar, më kanë shkruar nga jashtë Shqipërie dhe nuk mund ta besonim dot që në selinë e Partisë Demokratike mund të shiheshin skenat më të zeza të tranzicionit shqiptar.”- deklaron Sula.