Vendosni fjalën kyçe....

Nisja e sesionit të ri parlamentar, Balla: Partnerët presin të zgjatim afatin e organeve të vettingut


Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka folur në një deklaratë për mediet në lidhje me pritshmëritë e këtij sesioni parlamentar që pritet të nisë më 17 janar.

Gjatë fjalës së tij nga selia e Kuvendit, Balla tha se një prioritet kyç në axhendën e Kuvendit është zgjatja e afateve të organeve të vetingut.

Balla tha se pritshmëritë e partnerëve ndërkombëtarë janë që kjo gjë të mbyllet në pak javë.

“Dua të citoj se në fillim të çdo sesioni deputetët njoftojnë përkatësinë e tyre në grupet parlamentare.

Dëshira ime është që ne të përmbushim të gjitha detyrimet që Kuvendi ka në këtë periudhë. Përmbushja e vetingut është diçka që nuk ka të bëjë me axhendën politike të askujt por me agjendën europiane të Shqipërisë.

Edhe pse lajme që vijnë nga Shkupi nuk janë shumë shpresdhënëse, por unë mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria ta mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Detyrat e shtëpisë që Shqipëria ka dhe besoj se dhe pritshmëria e të gjithë partnerëve është që ne në në frymën e një përgjegjësie duhet ta mbyllim në javët e para të këtij sesioni detyrën e zgjatjes së afateve të vetingut.”- tha Balla.