Ministri francez i Drejtësisë Gerald Darmanin tha sot se disa burgje në vend ishin sulmuar.
Ai pohoi se sulmet ishin kryer gjatë natës në disa zona dhe shtoi se ai do të udhëtonte në qytetin jugor të Toulon, burgu i të cilit ishte mes atyre që u sulmuan, shkruan Reuters.
“Janë bërë përpjekje për të frikësuar personelin në disa burgje, duke filluar nga djegia e automjeteve deri te gjuajtja me armë automatike”, tha Darmanin në platformën e mediave sociale X.
“Unë po shkoj në Toulon për të mbështetur oficerët. Republika Franceze po përballet me problemin e trafikut të drogës dhe po merr masa që godasin masivisht rrjetet kriminale,” shtoi ai.