Vendosni fjalën kyçe....

“Jeni lodhur nga zëdhënësit?”- Ambasadorja Kim shpërndan intervistën Escobar: Gjykojeni vetë


Ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë intervistën e dhënë sot për “Zërin e Amerikës” nga Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

Por ajo që vihet re është se Yuri Kim kërkon që deklaratat e Escobar të lexohen vetë nga qytetarët dhe të mos e shohin dh e gjykojnë nga prizmi i “spin doctor” (zëdhënësve).

“Jeni lodhur nga ‘spin doctors’? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar. Ai diskutoi gjithashtu integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj,”-shkruan në postimin e saj ambasadorja Kim.

Në intervistën e Escobar për VOA theksoi se “partitë nuk merren me dhunë” duke bërë të qartë që SHBA-të nuk kanë ndryshuar qëndrim për Sali Berishën pavarësisht mbështetjes që mund të kenë.