Vendosni fjalën kyçe....

Pas kërkesës së PD-së, nesër mblidhet Konferenca e Kryetarëve për çështjen Tahiri


Ditën e nesërme në orën 12:00 është vendosur që të mblidhet konferenca e kryetarëve në lidhje me zgjatjen e afatit të komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Duhet të themi se hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri janë shtyrë edhe për 3 muaj të tjerë. 

Nënkryetari i PD-së, njëherazi dhe nënkryetar i Parlamentit Edi Paloka ka bërë këtë kërkesë pasi nga opozita kërkohet me ngulm vijimi i hetimeve për çështjen “Tahiri”. 

PD kërkon që të mbajnë përgjegjësi ata që nuk i janë përgjigjur kërkesave të komisionit, si  Ministri i Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit që nuk ka sjellë informacion për Tahirin. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *