Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim: Gjykata të pasta, më shumë investimeve amerikane në Shqipëri, të vijojmë zbatimin e Reformës në Drejtësi


 

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, ka reaguar pas të dhënave të Dhomës Amerikane të Tregtisë, të cilat tregojnë një rritje të investimeve amerikane në Shqipëri.

Diplomatja vë në dukje se nëse ka gjykata të pastra vijnë edhe më shumë investime, prandaj kërkon të vijohet me zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Është mirë të shohësh investimet në rritje. Rregullat racionale, të qarta dhe transparente plus gjykatat e pastra (d.m.th., mosmarrëveshjet e zgjidhura sipas ligjeve jo ryshfetit) do të tërheqin edhe më shumë. Le të vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për më shumë njerëz.”- shkruan Yuri Kim.