Vendosni fjalën kyçe....

Fatbardh Kadilli pas protestës në PD: Që partia të mbijetojë të largohen të dy, si Basha edhe Berisha


Fatbardh Kadilli ka reaguar pas protestës së djeshme në selinë blu duke ripërsëritur qëndrimin e tij se vetëm largimi i të dyve, i Sali Berishës dhe i Lulzim Bashës e shpëton PD-në.

I vetmi zë kundër të dyve në kuvendet e organizuara nga Berisha dhe Basha, Kadilli shprehet se ditën e djeshme ka ndjerë një keqardhje të thellë për dhunën që pa në protestë mes demokratëve.

“Dua të rithem edhe një herë, ndoshta për të një mijtën herë: E VETMJA mundësi që PD të mbijetojë është të largojë si Bashën dhe Berishën nga drejtimi. Basha nuk ka të ardhme politike si udhëheqës! Berisha nuk mund të jetë e ardhmja! Dje, mbaroi edhe projekti i Berishës për të rithemeluar PD-në.

Dje, unë ndjeva një keqardhje të thellë dhe të hidhur në shpirtin dhe në mendjen time për demorkatët e thjeshtë të rrahur, të përhumbur, të pashpresë.

Është koha që demokratët të mos e shohin të ardhmen si një dënim ose me Bashën, ose me Berishën, por si vullnet për të ndërtuar një parti demokratike, me konkurrencë të ndershme dhe vlera morale. Vetëm një parti e tillë do tërheqë pas vetes shumicën e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Çdo projekt tjetër, çdo iluzion tjetër do jetë disfata e radhës.”- ka shkruar Kadilli.