Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Tiranë, plagoset një person


Një aksident ka ndodhur në Tiranë.

Disa makina janë përplasur në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Selitës në Unazën e Madhe e për pasojë është plagosur një shtetase me iniciale M.J e cila është dërguar në spital.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2021, rreth orës 15:00, në Unazën e Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit M. J., L. K., E. H., dhe K. V. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeria M. J., e cila ndodhej në mjetin me drejtuese shtetasen M. J. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”