Vendosni fjalën kyçe....

Sean Penn kritikon Hollivudin për ‘kanibalizëm shoqëror’


Sean Penn është i njohur për aktivizmin e tij të majtë, por ylli i Hollivudit mendon se lëvizja #MeToo është kthyer në një mjet shkatërrimi.

“Ekziston një cikël i asaj që ndodh, në aspektin e kanibalizmit shoqëror, ajo që ne i bëjmë njëri-tjetrit.” – i tha Penn prezantuesit të podkastit Adam Carolla në një episod të emisionit ‘The Adam Carolla’ të transmetuar të dielën.

Ndërsa Penn e përshkroi thelbën e lëvizjes #MeToo – fushatën kundër ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale që më së shumti e pa manjatin e filmave Harvey Weinstein të shfaqej si grabitqar – si të nevojshme, por kritikoi aktoret se nisën menjëherë nga akuzat pa thënë asnjë fjalë më herët lidhur me çështje sociale apo politike.

Pikëpamjet politike të Penn kanë kapur titujt e faqeve të para më herët. Aktori ishte një mik i liderit të ndjerë të Venezuelës Hugo Chavez, një admirues i Fidel Castro-s së Kubës dhe një kundërshtar i Donald Trump.