Vendosni fjalën kyçe....

Daniela Shkira bëhet gjyqtarja e tretë që jep dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri


Heq dorë gjyqtarja e tretë në radhë nga shqyrtimi i çështjes penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Bëhet fjalë për gjyqtaren Daniela Shkira, e cila sipas “Balkanweb” është zëvendësuar nga gjyqtari Florian Kalaja.

Kështu trupa gjykuese ndaj çështjes “Tahiri”, përbëhet nga Florian Kalaja, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi.

Kujtojmë se më parë, përveç Shkirës kanë dhënë dorëheqjen edhe Miliana Muça dhe Ilirjan Olldashi.

Ku zhvillim vjen një ditë para se të mbahet seanca e radhës për ish-ministrin Tahiri e ish-kryepolicin e Vlorës Çelën.