Vendosni fjalën kyçe....

Shtetasit australian i ndalohet të largohet nga Izraeli


Një baba australian thotë se i ndalohet të largohet nga Izraeli për çfarëdo arsye deri më 31 dhjetor 9999, nëse nuk i paguan ish-gruas së tij izraelite 2.4 milionë dollarë si mbështetje për fëmijët në të ardhmen sipas një ligji vendas për divorc.

Huppert tha për News.com.au se ai ka qenë efektivisht ‘i mbyllur’ në Izrael që nga viti 2013, një vit pasi mbërriti në shtetin hebre për t’u rilidhur me dy fëmijët që kishte me ish-gruan e tij – një shtetase izraelite. Fëmijët ishin tre muajsh e pesë vjeç në atë kohë.

Menjëherë pasi Huppert u transferua në Izrael, gruaja ngriti një çështje kundër tij në një gjykatë fetare lokale, e cila mbikëqyr çështje të tilla si martesa, divorci, kujdestaria e fëmijëve dhe pagesat për mbështetjen e fëmijëve. Duke vendosur mbi bazën e ligjit izraelit të divorcit, gjykata e ndaloi australianin të largohej nga vendi derisa të paguante një ‘borxh të ardhshëm’ në pagesat e ushqimit e mirëmbajtjes për të gjithë kohëzgjatjen e fëmijërisë së dy fëmijëve të tij.

Sipas të ashtuquajturit ‘urdhri i qëndrimit në dalje’, burri u urdhërua të paguante 5,000 shekelë izraelitë (rreth 1,600 dollarë) në muaj si mbështetje për fëmijët për secilin prej fëmijëve të tij derisa të mbushnin 18 vjeç.

Kimisti analitik 44-vjeçar tha se ai vendosi të fliste me shtypin ‘për të ndihmuar australianë të tjerë që mund të vuajnë këtë përvojë fjalë për fjalë kërcënuese për jetën’.

Mund të ketë “qindra” qytetarë australianë midis të huajve të prekur nga urdhra të ngjashëm, tha Marianne Azizi, një gazetare e pavarur në Mbretërinë e Bashkuar, burri i së cilës u vu në të njëjtat telashe në Izrael. Numri i saktë është ‘pothuajse e pamundur të përcaktohet’ pasi kjo temë është tabu në vend, tha ajo për News.com.au.

“Sistemi është ngritur kundër baballarëve.” –  vuri në dukje regjisori Sorin Luca, i cili realizoi dokumentarin ‘No Exit Order’ në vitin 2019.

 “Kjo është një arsye pse shumë baballarë nuk divorcohen. Ata thjesht kanë shumë frikë.” – shtoi ai.