Vendosni fjalën kyçe....

Çudia në Japoni, shpiket autobusi-tren


Një tren-autobus ka nisur të qarkullojë në Japoni. Mjeti ka goma tradicionale në rrugë, por gjithashtu rrota çeliku që e lejojnë atë të kalojë lehtësisht nga asfalti në shina hekurudhore, duke e kthyer automjetin nga një minibus në një vagon treni.

Automjeti operohet nga Asa Coast Railëay Company, e cila e sheh atë si një mënyrë për të ndihmuar qytetet e vogla provinciale si Kaiyo, ku firmat lokale të transportit po luftojnë për të përballuar jetesën.

“Ky automjet mund të arrijë tek vendasit si autobus dhe t’i transportojë ata gjithashtu në hekurudhë. Sidomos në zonat rurale me një popullsi të plakur, ne presim që të jetë një formë shumë e mirë e transportit publik.” – tha CEO Shigeki Miura për Reuters të premten.

Mjeti punon me naftë, mund të transportojë deri në 21 pasagjerë në të njëjtën kohë dhe mund të arrijë shpejtësi prej 60 km / orë në shina dhe 100 km / orë në rrugë.