Vendosni fjalën kyçe....

Listat me pagat, Prokuroria sekuestron serverat e tre institucioneve


Prokuroria ka sekuestruar serverat e tre institucioneve sot në lidhje me skandalin e publikimit të listave të mbi 630 mijë tatim-paguesve ku përfshiheshin pagat dhe të dhëna të tyre personale.

Sipas televizionit “News 24”, organi i akuzës ka vendosur sekuestro mbi serverin e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit (AKSHI), atë të drejtorisë së Tatimeve si dhe të Institutit të Sigurimeve.

Kjo masë është marrë që mos ketë më ndërhyrje në server.

Një ditë më parë u publikuar të dhënat e pagave të Janarit të vitit 2021 të rreth 630 mijë qytetarëve, ndërsa sot u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill të të njëjtit vit. Këtë radhë ishin përfshirë edhe numrat e celularit të qytetarëve.

Në një konferencë për mediet, kryeministri Edi Rama u shpreh se kishte pak gjasa që të kemi të bëjmë me një sulm kibernetik, por sipas tij të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm ndërsa kërkoi nga Prokuroria të hetojë të gjithë inspektorët e tatimeve.