Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti në Seli, Basha: Mbështetësi i Berishës që theu derën është Fatjon Dautaj, narkotrafikant i kërkuar në Britani


Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në një deklaratë për mediet ka folur lidhur me incidentin e ndodhur pak më herët në selinë blu, ku një nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha shkelmoi një nga dyert e kësaj godine.

Basha thotë se ai është Fatjon Dautaj, një person në kërkim nga autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar.

“Prej Sali Berishës dhe me ndihmën e Sali Berishës, sot po merremi prap me Sali Berishën, i cili nga dëshpërimi për dështimin e një lëvizjeje fallse dhe personale, po zbrazet mbi dyert dhe korridoret e PD-së, i shoqëruar nga eksponentë të krimit të organizuar siç është Fatjon Dautaj, narkotrafikanti i kërkuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe, njeriu që shkelmoi dyer e një prej dhomave të PD-së, që njihet nga gazetarët si dhoma e mbledhjeve të Kryesisë.

Në prani të në familjari të tij, ish-oficeri të Policisë Dritan Berisha.

Një simbiozë e tmerrshme e një narkotrafikanti Fatjon Dautaj, i kërkuar dhe i skeduar nga NSA në Britani. Me këtë rast u bëj thirrje autoriteteve britanike dhe personelit në Tiranë, meqë kam informacionin e mjaftueshëm që ta shqyrtojnë praninë e tij, ja ku e kanë. E kërkojnë në Angli por ja ku e kanë, në selinë e PD duke shkelmuar dyert.

Natyrisht ky informacion do t’i përcillet në mënyrë zyrtare jo vetëm ambasadës britanike, por gjithë përfaqësive relevante të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë por edhe institucioneve relevante të ligjzbatimit dhe të Inteligjencës me të cilat PD ka një bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë.

Hyrja e dhunshme në zyra vetëm ekspozon dëshpërimin e Sali Berishës të cilin e lexuan të gjithë dje. E ka kuptuaer se është i vetëm, i ndjekur nga një përzierje e çuditshme njerëzish që e kanë urryer por që shpreosjnë të kapin diçka nga kjo situatë, por edhe nga një pjesë tjetër demokratësh të zhgënjyer, rikthimi i të cilëve brenda familjes tonë është një nda detyrat tona.

Më lejoni ta them prerë, PD i ka të gjitha mundësitë të mbrojë integritetin e institucionit të saj nëse dikush mendon se mund ta përdhosë me banditë të dhunshëm, ndaj sot PD I kërkon PRokurorisë të veprojë në flagrancë, të arrestojë Fatjon Dautajn, sa i takon procedimit të tij penal si narkotrafikant në Britani.

Më vjen keq që jam kaq i drejtpërdrejtë se kjo ngjarje e meritonte të ndoshte tek partia e krimit, por ja që trëkëndëshi i Betmundës na shfaqet përsëri.”- u shpreh Basha.