Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Qeveri hipokrite, nga njëra anë prezanton paketa për ndihmë ekonomike e nga ana tjetër grabit 400 milionë euro


Kreu i opozitës Lulzim Basha në oponencën ndaj fjalës së kryeministrit Rama pasi prezantoi paketën ligjore për ndihmën ekonomike e quajti hipokrizi qeverinë e cila nga njëra anë miraton paketa për ndihmë ekonomike dhe nga ana tjetër grabit 400 milionë euro përmes inceneratorëve.

Në fjalën e tij Basha kritikoi edhe koncesionet në shëndetësi si dhe bashkëpunimin me elementë kriminalë të institucioneve shtetërore.

Basha kërkoi vënien para përgjegjësisë të personave të përfshirë në aferën e incineratorëve.

Zonja dhe zotërinj, të dashur bashkëqytetarë, kur mblidhesh në këtë sallë dhe shikon rendin e ditës, thua; lum si ne. Kur kalojnë ligje për mbrojtjen e fëmijëve thua; lum ky popull. Por kur shikon se çfarë ndodh në këtë vend se si janë zhvatur 400 mln për fëmijët, nga një grup parafolësish, atëherë kupton se sa hipokrite dhe e kotë është gjithçka që rrjedh nga votimi i një pakice, nga hajdutët e inceneratorëve, mafia e plehrave, kjo është arsyeja e vetmja se pse këta njerëz sundojnë.

Ata zbrazin Shqipërinë dhe mbushin xhepat e tyre. Mbi Shqipëri ka zbritur një krizë, krizë ekonomike, të barkut bosh të një në dy familje shqiptare. Prindërit nuk iu ofrojnë një arsim dinjitoz dhe t’ju ofrojnë shans për një jetë dinjitoze. Përmasat e kësaj krize janë bërë më të mëdha pas masakrës zgjedhore. Arrestimi i ndryshmit nga konglomerati i oligarkisë që është bërë njësh në këtë trekëndësh, nga ana tjetër interesat e një kauzë, dhe një tjetër trekëndësh, që populli e njeh mirë si trekëndëshi i Bermudës, po bëjnë gjithçka që ta zbrazë vendin dhe ta heqin ata nga çdo zë, dhe të shndërrojnë Shqipërinë në çifligun e tyre.

Në çifligun e tyre ka vend për të djegur plehrat e Italisë, Shqipërisë dhe rajonit. Në vendin e tyre paratë vazhdojnë që të hidhen në lumë për Check‐Up që i nxjerr burrat shtatzënë dhe gratë me prostatë. Sa herë që ndodh një fatkeqësi, si Klodian Rasha një vit më parë, na dalin në skenë kukulla me kostumi qeveritar, na vijën në sallë për propozime ligjesh, ligje që nuk zbatohen kurrë. Kjo qeveri, që sundon vendin në paligjshmëri, nuk është që të qeverisë, por të sundojë. Nuk është që t’i shpërbejë njerëzve. Mbajtja me çdo kusht e pushtetit sjell fatura të tilla, jetë të humbura në xhunglën e korrupsionit, që nga Ardit Gjoklaj dhe Klodian Rasha.

Hipokrizia do të ishte një fjalë ledhatuese në këtë situatë. Kjo është situatë kriminale. Ka ardhur këtu pasi të gjitha kolonat që bëjnë bashkë ngjizjen e një kohezioni të një qeverisje, ku ata që duken se janë kundër, i ka ortakë. Fakti është që prej vitesh kjo qeveri, ky kryeministër nuk i njohin dhe jo më t’i qajnë hallet njerëzve. Fakti është se ka më shumë se 3 vjet që nga tërmeti dhe më pas pandemia, që kjo qeveri është ekspozuar jo thjesht si e korruptuar, por më e korruptuara e Ballkanit. Sa herë që ndodhem në këtë foltore, dua t’ju them se ky nuk është as urimi dhe konstatimi i imi apo i PD, por i DASH, sipas indeksit të Korrupsionit, Transparence Internacional, ku thuhet se; Shqipëria renditet si ndër vendet më të korruptuara në Ballkan”, tha Basha.