Vendosni fjalën kyçe....

Zekthi: Ndjekësit e Berishës pakicë e zhurmshme, ne po i verifikojmë të gjithë ata janë ‘vetë Ali e vetë kadi’


Anëtari i kryesisë së PD-së, Fitim Zekthi, deklaroi se shumica e demokratëve janë mbledhur në Kuvendin Kombëtar që organizohet në Pallatin e Kongreseve ndërsa e cilësoi referendumin si pakicë.

Gjatë deklaratës së tij për gazetarin Osman Stafa të News24, Zekthi theksoi se sot do PD do konfirmojë rrugën e saj si një parti proamerikane, proeuropiane, pro pronës, ekonomisë së tregut.

Ai akuzoi referendumin për shkarkimin e Bashës si të jashtëligjshëm, si pakicë e zhurmshme që nuk verifikon asgjë, po vetë firmos e vetë vulos.

“Është e vogël, pakicë, miniaturë, janë të deligjitimuar, bëjnë zhurmë. Ana tjetër nuk ka asgjë të ligjshme, nuk bën asnjë verifikim. Vetë Ali, vetë kadi, vetë caktojnë referendumin, vetë caktojnë delegatët, vetë numërojnë, vetrë vulosin. Shumica e demokratëve po ndjekin legjitimitetin. Nuk ka demokraci pa rregulla, pa norma të përcaktuara.” – tha Zekthi.