Vendosni fjalën kyçe....

Edhe në Shqipëri si në Itali, qindra qytetarë dalin në ballkone e duatrokasin mjekët e infermierët


Qindra qytetarë të Tiranës kanë dalë në ballkonet e banesave të tyre dhe kanë duartrokitur për disa minuta mjekët e infermierët e vendit, që po përballen me Covid-19.

Pamje të tilla janë vërejtur ditën e djeshme në Itali, ku mijëra italianë në mbarë vendin dolën në ballkonet e tyre duke kënduar himnin e duke duatrokitur personelin shëndetësor.

Italia është vendi i dytë më botë me bilancin më të rëndë nga koronavirusi me më shumë se 1200 viktima.

Në Shqipëri aktualisht janë konfirmuar 38 persona të prekur nga koronavirusi, ndërsa para pak ditësh u shënua edhe viktima e parë, një 73-vjeçare nga Durrësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *