Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret në Presidencë këngëtarin italian Albano Carrisi: Frymëzoi shqiptarët për liri, demokraci dhe shpresë


 

Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në një vizitë në Presidencë këngëtarin e njohur italian, Albano Carrisi.

Ai ka publikuar një video në llogarinë e tij në “Facebook” nga kjo vizitë, ndërsa shpreh vlerësimet e tij për artistin italian. Sikurse shihet në video, Carrisi ka kënduar pak në Presidencë duke ndezur atmosferën. Meta ndan edhe disa vargje të Carrisit me publikun.

“Shumë i lumtur nga vizita e këngëtarit italian me famë botërore, Albano Carrisi.

Me zërin dhe muzikën e tij Al Bano frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci dhe shpresë, ndaj nuk mund të mos këndonim së bashku, edhe me shumë miq të tjerë artistë, hitin e tij “Liberta”, që jehon aq fuqishëm sa tre dekada më parë në zemrat tona.

Albania – Al Bano do të mbeten gjithmonë të pandarë.

“Libertà, Quanti hai fatto piangere!

Senza te, Quanta solitudine!

Fino a che, Avrà un senso vivere

Io vivrò, Per avere te”– shkruan Meta.