Vendosni fjalën kyçe....

“E keni marrë vesh? Shihni listën e këngëve që rekomandon Sekretari” – Ambasada amerikane njofton se Blinken ka hapur llogari në Spotify


Ambasada amerikane ka njoftuar se Sekretari i Shtetit Blinken mund të gjendet nga sot edhe në rrjetin social muzikor Spotify.

Ambasada fton qytetarët që ta ndjekin dhe të shohin listën e këngëve që rekomandon Blinken si dhe të dëgjojnë muzikë nga e gjithë bota.

Deri tani llogaria në Spotify e Sekretarit amerikan ka disa qindra ndjekës dhe një listë publike me 16 këngë mes të cilëve janë grupe si The Beatles, Usher, etj.

“E keni marrë vesh? Sekretari Blinken është tashmë në Spotify! Shihni listën e këngëve që ai rekomandon, dëgjoni muzikë nga e gjithë bota dhe ndiqeni Sekretarin këtu: http://ow.ly/5LW350H8oVA.” – shkruan ambasada në Facebook.