Vendosni fjalën kyçe....

“John Kennedy s’u vra nga një ‘ujk i vetmuar’, ekzekutimi i tij operacion sekret e mesazh për të tjerët” – Regjisori i njohur shfaq dokumentarin


Regjisori Oliver Stone ka publikuar një dokumentar të ri mbi vrasjen e presidentit amerikan John F. Kennedy, duke rishikuar një temë që e bëri atë të famshëm në Hollywood. Pavarësisht nga ajo që sugjeron rrëfimi kryesor, provat tregojnë për një komplot të qartë, tha ai për RT.

Rreth tre dekada pas publikimit të filmit të tij novator dhe të diskutueshëm ‘JFK’, Stone u është rikthyer edhe një herë ngjarjeve që çuan te vrasja dhe ato që ndodhën pas vrasjes së tmerrshme në nëntor 1963 të presidentit të 35-të amerikan. Për kineastin dhe regjisorin legjendar, atentati është po aq i rëndësishëm sot, sa ishte tridhjetë vjet më parë.

Në një intervistë me emisionin në RT, ‘Going Underground’, Stone sugjeroi që Kennedy mund të jetë vrarë për ndjekjen e politikave anti-koloniale dhe kërkimin e fundit të Luftës së Ftohtë – duke sfiduar dëshirat e sektorëve ushtarakë dhe të inteligjencës në rritje të shpejtë dhe gjithnjë e më të fuqishme të Amerikës.

Vrasja e JFK shërbeu si një ‘paralajmërim për njerëzit e tjerë’ – veçanërisht për të gjithë presidentët që pasuan Kennedy – për të mos ‘kaluar një kufi të caktuar’. Duke folur për gzetarin Afshin Rattansi, Stone tha se vrasja e Kennedy e bëri ‘shumë të qartë për popullin amerikan, në mënyrë të nënndërgjegjeshëm mbase, se kishte forca më të mëdha se çdo njeri tjetër’ të përfshira.

“Kur ia hapni kokën një presidenti në mes të një autokolone të tillë, që është një operacion sekret dhe i organizuar – duhet bërë shumë për të mbërritur deri aty. Siguria përgjatë itinerarit u ndryshua, rruga e paradës u ndryshua. Të gjithë mekanikët e asaj dite ishin të kontrolluar dhe ishin pjesë e një operacioni.”

Ai tha se një shqyrtim i kujdesshëm i provave origjinale të përdorura për të fajësuar Lee Harvey Oswald për vrasjen, duke përfshirë testet balistike dhe raportet e autopsisë, tregon se teoria e ‘ujkut të vetëm’ është një mashtrim.

Për shembull, ai pretendoi se provat tregojnë se Oswald kishte qenë një ‘aset’ i CIA-s për vite me rradhë dhe se njeriu që e vrau më vonë, Jack Ruby, kishte qenë një informator i FBI-së. Edhe një herë pretendimet në dukje të pakontestueshme, të tilla si besimi se Osëald kishte qenë në katin e gjashtë të magazinës së librave në Dallas në kohën e vdekjes së Kennedy, janë zhbërë nga informacionet e sapo zbuluara dhe dëshmitë e dëshmitarëve.

Ai shprehu keqardhje që ish-Presidenti i SHBA-së Donald Trump firmosi kundër lëshimit të plotë të materialeve të klasifikuara në lidhje me atentatin, që janë mbajtur të fshehta për dekada për shkak të dyshimeve të shqetësimeve të sigurisë kombëtare. Stone shprehu dyshimin nëse Joe Biden do të zbulonte pjesën tjetër të dokumenteve, edhe pse ato po ‘mbahen në mënyrë të paligjshme’ nga publiku.

Stone e pranoi që kritikët e tij janë përpjekur ta godasin atë si një ‘teoricien konspiracioni’ – por regjisori tha se nuk e kuptonte pse disa besojnë se komplotet e tilla janë përtej aftësive njerëzore.

“Ne e dimë nga historia se ka pasur kaq shumë komplot”, vuri në dukje ai.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT