Vendosni fjalën kyçe....

Serbia i ndalon hyrjen ministres së Jashtme të Kosovës, kundërpërgjigjet Prishtina


Serbia i ka ndaluar hyrjen ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Zytarja e larte kishte planifikuar një vizitë në Luginën e Preshevës po Beogradi zyrtar e ka mohuar lejen, lajm që është pohuar nga Ministria e Jashtme.

“Ne kemi kërkuar leje. Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Vizitën do të përpiqemi megjithatë ta realizojmë në një datë tjetër.” – thuhet në njoftim.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Prishtinës që i ka ndaluar hyrjen në vend drejtorit të Zyrës për Kosovën.

Pala serbe pretendon se Kosova ka shkelur marrëveshjen e arritur në Bruksel pasi nuk e ka njoftuar paraprakisht Serbinë për masën.